...

Kompania

Costadoro S.P.A. prodhon kafe te pjekur te nivelit te larte dhe nje perfaqesues mese i denje i sektorit industrial ne Italine veriore.

Costadoro eshte nje kompani nderkombetare duke qene e pranishme ne mbi 40 vende (afersisht 55% e sasise se kafese qe prodhohet eshte e destinuar per tregun e huaj).

Fale vemendjes dhe kujdesit te perdorur ne prodhimin e kafese, kompania (historia e se ciles filloi ne 1890 ne Torino) ka fituar nje rol udheheqes ne tregun nderkombetar dhe sot marka Costadoro eshte nje pike referimi themelore ne perhapjen e kultures se kafese italiane ne te gjithe boten.

Perpunimi inovativ i kafese i kryer nga Costadoro zhvillohet duke rrespektuar traditat shekullore, tiparet kryesore dalluese te se cilave jane burimi, pjekja dhe perzgjedhja. Duke kombinuar traditat me perdorimin e teknologjive te avancuara dhe kerkimin e vazhdueshem shkencor Costadoro prodhon kafe po aq moderne sa tradicionale.

Costadoro, gjithmone e perkushtuar per te ndjekur qendrueshmerine e aktiviteteve te saj ndaj mjedisit dhe njerezve, siç raportohet tashme çdo vit ne Raportin e Pergjegjesise Sociale te Korporates, mori certifikimin B Corp gjate vitit 2023.

Historia

Pas cdo filxhani kafeje qe Costadoro prodhon eshte nje proces i gjate qe fillon me perzgjedhjen e lendeve te para me te mira, i ndjekur nga procese te sofistikuara pjekjeje dhe qe kulmon me pajisjet dhe trajnimet me te mira qe mund t’u ofrojme baristeve tane.

Cmimet/Certifikatat

Caffe Costadoro eshte e certifikuar nga CRIBIS, Bureau Veritas, Kosher/Parve, B-Corp, BIO, FAIRTRADE, IFS FOOD, IEI dhe ka marre cmime per shijen/qendrueshmerine nga IIAC ne 2019, 2020, 2021, 2022 dhe kater cmime nga Cameleonte ne vitin 2022.

B-Corp

Certifikimi B Corp verifikon dhe siguron qe nje kompani operon sipas standardeve te larta te performances sociale dhe mjedisore.

Te jesh i qendrueshem do te thote te operosh me pergjegjesi pergjate gjithe zinxhirit te furnizimit, duke filluar nga furnizuesit e lendeve te para, vete punonjesit, deri tek klientet.

Misioni & Vlerat Tona

Misioni: Te bejme cdo klient te buzeqeshi, duke bluar historine dhe te ardhmen e kafese.

Respekti: ​​Mos-shkaketimi i demit kundrejt njerezve apo planetit.

Persosmeria: Ndjekja e persosmerise ne produktet dhe proceset tona.

Kultura: Perhapja e kultures se kafese duke nderthurur traditen dhe inovacionin.

Costadoro neper Bote

Costadoro operon ne me shume se 40 vende (mbi 55% e kafese sone shkon jashte vendit) dhe luan nje rol udheheqes ne tregjet nderkombetare.

Sot, marka Costadoro eshte nje pike kyçe referimi per perhapjen e kultures italiane te kafese ne mbare boten.

Scroll to Top
Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.